Banka Botërore dhe qeveria suedeze ofrojnë 4 mln dollarë për shtimin e pyejeve në Shqipëri. Përfitues direkt të grantit janë 260 Shoqatat e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave, si dhe 200 individë pronarë pyjesh, përdorues tradicionalë dhe fermerë. Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se granti vjen në mbështetje të Moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve. “Besoj ky projekt është në momentin e duhur dhe në kohën e duhur. Kërkon sigurisht një impementim sa më transparent dhe sa më serioz. Ndjehemi po ashtu shumë mirë kur çdo ditë në mëngjes kur dalim themi 5 mijë metra kub dru më pak sot shpëtuan pa u prerë në territorin shqiptar.Rastet e ndodhura janë ndëshkuar. Kjo nuk ka qënë dhe nuk është qëllimi ynë për të ndëshkuar qytetarë apo kompani të cilat dëmtojnë pyjet”.
Projekti do të përfshijë edhe inventarizimi i pyjeve, regjistër që sipas ministrit Koka deri më sot nuk ka ofruar shifra të sakta. Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqiëpri, Znj. Tahseen Sayed kërkoi nga autoritet shqiptare që projekti të implementohet dhe monitorohet në mënyrë sa më transparente. Komponenti i Granteve konkuruese për shtimin e pyjeve fillon zbatimin më 1 qershor 2016. Kjo është e para herë që Shqipërisë i jepet një grant kaq i madh vetëm për pyjet.