Bashkimi Shqipëri-Kosovë! Alarmohet Rumania, publikon hartën e re: Tërmet në Ballkan – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkimi Shqipëri-Kosovë! Alarmohet Rumania, publikon hartën e re: Tërmet në Ballkan

06:18 | 01/12/2021
në Kryesore
0

Read more

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Mundësia e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën ka alarmuar Rumaninë e cila ka prezantuar sot një hartë të re të Evropës, ku shihet se si do të ndryshonin kufijtë pas këti akti. Media rumune Capital.ro ka publikuar hartën me kufijtë e rinj që do të ndodhnin shumë afër Rumanisë, duke e cilësuar këtë si një ‘tërmet në Ballkan’. Në artikullin e medias në fjalë kujtohet deklarata e bërë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës dhe përballë homologut Albin Kurti bëri me dije se do të votonte pro bashkimit në një referendum të ardhshëm.

Harta me kufijtë e rinj sipas medias rumune

Buzëqeshja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti pas deklaratës së Ramës ka nxitur akoma më shumë mediat rumune në reagimin e tyre. Në artikullin e Capital.ro nuk mungon edhe reagimi i palës serbe pas deklaratës për bashkimin mes dy vendeve.  Aty shkruhet se kryeministrja Ana Brnabiç e ka konsideruar një ‘minim të themeleve të stabilitetit dhe sigurisë rajonale’.

Artikulli i medias rumune

“Tërmet në Ballkan! Harta e Evropës mund të ndryshojë rrënjësisht në rajon, duke ndjekur synimet e dy shteteve, të cilat mund të bashkohen. Kreu i qeverisë së njërit prej vendeve ka njoftuar tashmë qartë se do të votojë pro bashkimit në një referendum të ardhshëm. Bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat mund të bashkohen në të ardhmen. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se në rast referendumi për bashkimin e dy shteteve do të votonte pro. Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e përjashton mbajtjen e një referendumi të tillë për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Nëse do të bëhej një konsultë e tillë, kreu i qeverisë së Tiranës tha se do të votonte pro bashkimit. Deklaratat e Edi Ramës janë bërë në mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, e cila u zhvillua në qytetin e Elbasanit në Shqipëri. Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk e kundërshton mbajtjen e një referendumi të tillë, por thotë se një akt i tillë është pjesë e një procesi që nuk është nën kontrollin e Ekzekutivit që ai drejton.

Në mbledhjen ndërqeveritare në Elbasan, Edi Rama dhe Albin Kurti vendosën të heqin de fakto kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithashtu, janë nënshkruar marrëveshje të tjera të cilat parashikojnë lehtësimin e kontrolleve për mallrat, heqjen e kontrollit kufitar për automjetet dhe zbatimin e lejeve pesëvjeçare të qëndrimit dhe punës për qytetarët që dëshirojnë të lëvizin në shtetin fqinj. Sa i përket bashkimit të dy shteteve, edhe populli shqiptar duket se është pro një ideje të tillë. Një sondazh i fundit nga Euroneës Albania tregon se 80% e shqiptarëve janë për bashkim me Kosovën fqinje. Serbia , një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave. Kryeministrja Ana Brnabiç denoncoi menjëherë synimet e Shqipërisë dhe Kosovës, duke thënë se të dy shtetet “po vendosin një gur të ri në minimin e themeleve të stabilitetit dhe sigurisë rajonale,”- shkruhet në artikul.

Çfarë ndodhi në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë?

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen ndërqeveritare në Elbasan, Edi Rama vendosën të heqin kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri Edi Rama tha se nuk e përjashton mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Nëse do të bëhej një konsultë e tillë, kreu i qeverisë u shpreh se do të votonte pro bashkimit mes dy vendeve. Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk e kundërshton mbajtjen e një referendumi të tillë, por u shpreh se një akt i tillë është pjesë e një procesi që nuk është nën kontrollin e Ekzekutivit që ai drejton. Serbia sigurisht që u përgjigj ashpër.

/Dosja.al

Etiketa: Bashkimi i ShqiperiseBullgariaharta e reMedia rumune Capital.ro

Të Lidhura

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

nga 27
09:30 | 06/04/2026
0

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

nga 27
09:26 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

09:12 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

nga 27
08:28 | 06/04/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

Para
Vdekja torturuese e Ilia Karelit, gjykata greke mëshiron gardianët e burgut: Pamjet që llahtarisën njerëzimin (film)

Vdekja torturuese e Ilia Karelit, gjykata greke mëshiron gardianët e burgut: Pamjet që llahtarisën njerëzimin (film)

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

09:30 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:26 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:12 | 06/04/2026
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com