Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi, pyetjes së gazetarëve nëse PS i frikësohet një bashkimi të Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke thënë se ky i fundit ishte me Berishën edhe kur qeveriste bashkë me PS-në.
“Në 2021 a nuk ishin bashkë? Të gjithë bashkë ishin. Saliu me Ilirin bashkë kanë qenë. Edhe kur ka qene Iliri me ne, ishte me Berishën. Nuk i është ndarë shpirti kurrë. PS ka aleancë me qytetarët. Ne vazhdojmë të ruajmë aleancën. Mjafton të shikoni zgjedhje e 6 marsit. Por në Shkodër e kanë kuptuar se nuk ka qenë zgjedhja më e mirë. PS në maj do të synojë fitoren edhe në bashkinë e Shkodrës”, tha Balla.
Por a do të bëjë aleancë për Shkodrën me PSD e Tom Doshit? Balla theksoi se PS ka një aleancë me qytetarët dhe do të bashkëqeverisë vetëm me njerëzit e thjeshtë.