Bashkim familjar në Itali, Projekti Europian forma 2 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkim familjar në Itali, Projekti Europian forma 2

15:00 | 31/12/2021
në Kryesore
0

Read more

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

Nga Abele Bejko 

Bashkësia shqiptare në Itali është ndër më të shumtat e më të integruarat në vendin fqinj. Shumë pjestarë të saj, tashmë të vendosur prej dhjetëra vitesh në zonat më prodhimtare të vendit, përbëjnë një faktor të mirëfilltë e të pamohueshëm ekonomik e shoqëror. Me synimin për të lehtësuar e dendësuar lidhjet ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut, patronati INCA CGIL Albania ka zgjeruar gamën e shërbimeve që u ofron shtetasve shqiptarë që janë zhvendosur apo dëshirojnë të zhvendosen në Itali.

Nisma më e re dhe e rëndësishme në këtë drejtim, projekti FORM@2, është një bashkëpunim i Bashkimit Europianme Ministrinë e Punës dhe Politikave Shoqërore të Italisë, i cili u drejtohet posaçërisht shqiptarëve të cilët duan të ushtrojnë të drejtën e bashkimit familjar për t’u bërë pjesë e një shoqërie dinamike e të zhvilluar, siç është ajo italiane.

Duke patur parasysh ndryshimet e mëdha shoqërore, ekonomike e demografike të viteve të fundit në rajon, të cilat kanë shpënë në shtrëngimin e kushteve të hyrjes afatgjatë në Itali, ka marrë rëndësi të madhe njohja dhe përshtatja me vendin fqinj e kulturën e tij. Përtej plotësimit të kritereve të përhershme të dokumenteve të rregullta, është shtuar vëmendja që i kushtohet njohjes e përshtatjes me Italinë e kulturën e saj, si dhe pesha që mbartin këto në vlerësimin e aplikimeve që paraqiten.

Në këtë suazë, projekti FORM@2 i lejon patronatit INCA CGIL Albania, së bashku me patronatin ACLI Albania dhe INAS Albania, të ofrojnë seanca informimi e këshillimi për të gjithë shqiptarët që duan të fillojnë procesin e zhvendosjes në Itali përmes bashkimit familjar. Njohja e plotë e kërkesave dhe hapave që duhen ndjekur mundëson lehtësimin e procedurës dhe shkurtimin e kohës që duhet pritur deri në përfundim të saj.

Për t’u ardhur në ndihmë personave që mund të kenë vështirësi me përshtatjen me vendin fqinj, projekti ofron dhe një kurs formimi prej dhjetë (10) orësh, të përqëndruar në njohjen e gjuhës dhe të kulturës italiane. Ky shërbim krejt i ri, i cili ka mbështetjen e institucioneve italiane e europiane, përbën një urë të re e themeltare për afrimin më tej e dy vendeve e dy shoqërive.  

Prania e degës së INCA CGIL Albania në Tiranë, me të gjithë ekspertizën e mjetet monetare të patronatit që disponon, është e rëndësisë së parë në drejtim të zhvendosjes së shqiptarëve matanë Adriatikut përmes bashkimit familjar dhe shenjë e pa ngatërrueshme e mundësive për integrim që ofron Italia.

Për çdo informacion të mëtejshëm, mund t’i drejtoheni:

Inca – Cgil Albania

Tel: ​​+355692099455
E-mail: ​[email protected]

Facebook: ​https://www.facebook.com/INCACGILAlbania  
Adresë: ​Pallati i Kulturës, kati 3, zyra 33, sheshiSkënderbej, Tiranë

Etiketa: Abele BejkoBashkësia shqiptare në ItaliShqiptarët

Të Lidhura

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:11 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:05 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

nga 27
21:53 | 15/03/2026
0

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

nga 27
21:33 | 15/03/2026
0

Ardit Çylybyli është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike në Shkodër, pas procesit zgjedhor të zhvilluar në degën lokale...

Para
“Ti je i vetmi që kam në këtë jetë!”, letra që përloti mjekun e njohur Tritan Kalo

Tritan Kalo jep alarmin për një tjetër sëmundje: Në asnjë rast vetëmjekim

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

20:37 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –
  • Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com