Benjamin Ferati, djali nga Tetova i cili humbi jetën në një nga plazhet e Vlorës në tentativë për të shpëtuar dy vajza është nderuar së fundmi me titullin “Mirënjohje e Qytetit të Vlorës”.
Ky titull i është dorëzuar familjes së Benjaminit në Tetovë nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.
Ceremonia e dorëzimit të titullit u organizua në komunën e Tetovës në Maqedoni, ku ishin të pranishëm, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, së bashku me delegacionin e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”.
Bashkia Vlorë e nderoi Benjaminin me mirënjohjen më të lartë për sakrificën e tij, kurse Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” i ndau medaljen për heroizëm.