Bashkia e Tiranës ka shtuar stola të rinj për lagjet por edhe në çdo rrugicë të kryeqytetit.
Punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë Tiranë janë kujdesur që përveç zëvendësimit të stolave të dëmtuar apo vendosjes së stolave të rinj në rrugët kryesore apo këndet çlodhëse të ndërtuara nëpër lagjet e Tiranës, t’i vendosin ato edhe në rrugicat e kryeqytetit.
Siç shihet edhe nga fotot, ndalesa e radhës e Drejtorisë së Punëtorëve të Qytetit Nr. 1 ishte në rrugën “Vangjel Capo” ku ka vijuar puna për të vendosjen e stolave të rinj.
Duke vijuar çdo ditë me nga një punë konkrete punonjësit e kryeqytetit po kujdesen që Tirana të ndryshojë duke përmirësuar çdo ditë e më shumë jetesën e banorëve të saj.