Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e shtratit të Lumit të Lanës nga mbetjet.
Për të parandaluar daljen e lumit nga shtrati, prej dy javës ndërmarrja e Punëtorëve të Qytetit, ka punuar intensivisht për të pastruar shtratin e Lanës, nga mbetjet, të cilat rrisnin mundësinë e daljes së tij dhe të përmbytjes së zonave përreth.
Për shkak edhe të terrenit i cili favorizon akumulimin e mbetjeve, kjo zonë njihet si tejet problematike sa herë që bien reshje të dendura shiu, ku lumi i Lanës del mbi shtratin e tij duke sjellë vështirësi dhe në qarkullimin e automjeteve.