Bashkia e Tiranës ka njoftuar se kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë verës, për të pritur të vegjëlit.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, garanton se shërbimi do të jetë maksimal.
“Në mënyrën më absolute çdo kopësht do të jetë i hapur dhe dhënia e lejeve do të bëhet në përpjestim me numrin e fëmijëve që do të ketë kopshti të regjistruar. Nuk do të ndërpritet për asnjë ditë shërbimi, nuk do të ketë asnjëlloj mangësie qoftë në standarde qoftë në furnizime me ushqime”, tha Seferi.
Nga data 12 qershor, pranë çerdheve të Tiranës do të nisin regjistrimet e reja të fëmijëve për në shtator.