Bashkëshortja e Hasan Halilit: U arratis se nuk ka besim te drejtësia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkëshortja e Hasan Halilit: U arratis se nuk ka besim te drejtësia

11:50 | 31/05/2016
në Uncategorized
0
Kandidati i PS per Bashkine e Kukesit Hasan Halili, duke folur gjate ceremonise se prezantimit te kandidateve te koalicionit te majte, Aleanca per Shqiperine Europiane, per 61 Bashkite e vendit ne zgjedhjet lokale te 21 qershorit, ne Pallatin e Kongreseve./r/n/r/nCandidate of Socialist Party for the mayor of Kukesi Hasan Halili, speaks during the presentation of the left coalition Alliance for the European Albania of the candidates for the local elections of 21 June, at the Palace of Congresses.

Besa Halili: Akuzat ndaj tij janë të montuara dhe banale, pesonat përgjegjës janë ende në punë në Bashkinë e PD, të patrazuar nga drejtësia”

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halili, është shpallur prej disa ditësh në kërkim pasi akuzohet pë abuzim me fondet publike, kur drejtonte këtë bashki.  Bashkëshortja e tij, Besa Halili, thotë në një intervistë për gazetën TemA, se akuzat ndaj tij janë të montuara dhe banale, dhe se pesonat përgjegjës, aq sa janë përgjegjës, janë ende në punë në Bashkinë e PD, të patrazuar nga drejtësia. Kjo është edhe arsyeja sipas saj që kryebashkiaku vahzodn të jetë në arrati.

Bëhet fjalë për akuza rreth mënyrës se si Bashkia ka financuar ekipin e Kukësit, ku sipas saj, nga KLSH nuk janë konsideruar as vepër penale.Çfarë po ndodh me akuzat ndaj burrit tuaj?

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Për ironi të fatit, burri po akuzohet më shumë në shtyp se sa para drejtësisë, për gjëra të cilat janë tërësisht montime, që shumë shpejt do të bien. Por duket se ka një gjenerator që ushqen përditë shtypin me akuza të sajuara, fakte të sajuara, detaje të sajuara, herë me një foto e herë me ndonjë deklaratë të dikujt që as që e di që ka dalë në gazetë. Është një situatë e vështirë për t’u përballur emocionalisht, por jemi të qetë shpirtërisht dhe besojmë se çdo gjë do zgjidhet.

Pse jeni kaq të sigurtë që burri juaj është i pafajshëm nga akuzat për shpërdorim detyre?

Ne jemi një familje që nuk i kemi bërë keq askujt dhe kemi një traditë në administratën shtetërore. Nuk kemi asnjë çështje të ngritur kundër nesh më parë për ndonjë krim apo shpërdorim detyre. Punojmë prej 30 vitesh dhe jetojmë me djersën tonë. Kemi tre femijë dhe jemi munduar t’i edukojme dhe ata kane marre drejtimin e familjeve te veta dhe punojnë dhe kontribuojne pa patur me te voglin shqetësim, si në shoqëri, ashtu dhe në administratë.

Nga puna e bere ne vite kemi nje shtepi ne lagjen Nr. 5. Në Kukes, ku në katin e pare ndodhet banka ku unë punoj dhe drejtoj prej 10­ vitesh. Kemi po ashtu dhe një lokal të thjeshtë dhe të gjitha këto janë ndertuar perpara se bashkeshorti im të bëhej kryetar bashkie më 2007. Te gjitha pasurite tona jane te deklaruara dhe te argumentuara. Prona jonë e fundit e blerë ishte në vitin 2005 ne Golem, nje apartament 2+1, pra dhe ajo para se të bëhej kryetar bashkie.

Si e morët vesh se burri juaj po hetohej dhe ju pre urdhër arresti?

Një ditë trokitën në derë 9 policë dhe kontrolluan çdo cep të shtëpisë, pa na dhënë asnjë informacion se çfarë kishim bërë. Ju kërkova një dokument identifikimi dhe një autorizim për kontroll, se po shkelnin dhe shkatërronin pronën tonë. Më zgjasin një vendim gjykate dhe asnjë dokument tjetër. Në ate dokument shkruhej për ndalim te bashkeshortit.
Unë ju tregova se ai nuk ndodhej në shtëpi, sepse ashtu ishte e vërteta. Pas kësaj marrim informacion se jane ndaluar edhe persona të tjerë, të cilët po nga kjo gjykate lirohen nje dite me vone.

Përse akuzohet bashkëshorti juaj?

Sa i përket çështjes për të cilën bashkëshorti im akuzohet, ajo nuk është cilësuar veper penale nga KLSH, e cila ka ushtruar kontrollin e saj në vite në Bashkine Kukes dhe te fundit e ka bere me akt­kontrollin e dorëzuar me 25.07.2015. Po të njëjtën çështje e kanë kontrolluar shumë specialistë kontabël, ku zoterinjtë prokurorë nuk kanë marrë mundimin të bëjnë zbardhjen e saj sipas ligjit, por me keqdashje ata baltosin e bëjnë mediatike dhe shkruajnë pafund mbarë e mbrapshtë, vetëm e vetëm se z.Hasan Halilaj ju prish pune në politikë.

Ju lutem më tregoni se cilën rruge të ndjekim ne si familjarë, njerëz të thjeshtë, drejtues institucionesh private shumë të sukseshme, popull i thjeshtë që i ka hyre thika ne kockë nga arrestimet e bujshme dhe lirimet sipas ngjyrimeve politike. Hasani akuzohet pse ka financuar ekipin sportiv të Kukësit dhe ka bërë manovrime me fonde brenda Bashkisë në favor të klubit, gjë që e ka bërë tradicionalisht kjo bashki dhe bashki të tjera në vend. Nuk ka lidhje as me shpërdorim fondesh, as me ndonjë korrupsion. Akuzat e tjera janë akuza që i dëgjojmë nga politika.

Kush e sulmon politkisht burrin tuaj?

Në krye të fushatës denigruese është Flamur Noka, deputeti i PD­së, i cili e ka pas problem prej kohësh Hasanin. Flamur Noka shpif në cdo vend, në cdo tavolinë kudo ku takon njerëz, duke akuzuar dhe ne fushatë, që gjoja kemi pallate, banka, prona etj, shpifje për të cilat Hasani iu drejtua kesaj gjykate dhe kjo gjykate qe na bën terror ne, pa kursyer asgje, na survejon, na shoqëron ku hyjmë e dalim me roje te dera e shtepise, që nuk na i ka zene syri kurre! Padinë kundër Nokës na e kthyen se thanë nuk është kompetencë e jona për gjykim, duhet të shkojë në Tiranë. Si përfundim çështja u mbyll se u quajtën deklarata fushate dhe nuk paska ligj t’i dënojë ato, kurse për shpifjet e Nokës paska ligj dhe shpallet në kërkim Hasani.

Përse nuk dorëzohet Hasani para gjykatës?

Ciles gjykate t’i besojmë, asaj që komandon Noka dhe që ka ngritur gjithë këto akuza të montuara? Sot brenda në qelitë e burgut ndodhet një invalid, z.Lek Deda dhe jashtë janë ato punonjës qe dje ishin drejtorë Tatimesh të Kukësit, ndërsa sot jan ne administraten e kësaj bashkie po drejtorë tatimesh. Pra cilën të besojmë, me thoni ju lutem. Kjo pra është arsyeja që ne nuk kërkojmë të dorëzohemi në këtë gjykatë dhe do vërtetojme gjithçka me fakte shume shpejtë. Këtu janë përzjerë vlerat me plehrat dhe tentojnë të na devijojnë rrugën dhe ne.

Por shumë shpejt besoj që do t’ia dalim. E gjitha është një hakmarrje nga disa njerëz të drejtësisë në Kukës që komandohen ende nga Flamur Nokës ndaj Hasan Halilit. Gjykata komandohet prej tij! Flamur Noka, i cili duhet të sqarojë një herë punët e tij para shqiptarëve dhe çfarë ka firmosur në Prizren më 1991 në zyrat e UDB, para se të merret me firmat dhe drejtimin e bashkisë nga burri im.

Etiketa: Hasan Haliliish-kryebashkiaku i Kukesit

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ylli Manjani: Unë personalisht jam kundër martesave gay

Ylli Manjani: Unë personalisht jam kundër martesave gay

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com