Pas më shumë se tre orësh, ka përfunduar takimi i Kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.
Ndërsa ende nuk ka një marrëveshje të konkretizuar bashkëqeverisjeje mësohet se të dy liderët e partive do të takohen sërish ditën e nesërme.
Lajmi është konfirmuar nga kreu dhe zëdhënësi i LDK-së.
“S’jam i hidhëruar me Albinin, do takohemi nesër”, ka thënë Mustafa.
“Takimi ka përfunduar. E vetmja gjë që e di është se të dy liderët janë dakorduar që takimin ta vazhdojnë edh nesër. Për orën e saktë, nuk jam i informuar”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.