Ndonëse procesi i votimit ka nisur që në orët e para të mëngjesit, mësohet se në fshatin Ngarçie të Mallakastrës deri në orën 14:30 ka votuar vetëm një person.
Sipas komesionerëve të kësaj qendre të votimit, është hera e parë që ka një pjesmarrje kaq të ulët.
Dyshohet se shkak për mos-pjesëmarrjen e banorëve në votime është fakti se fshati Ngarcie është vendbanimi i kryebashkiakut Agron Kapllanaj, i cili është një nga të proceduarit për nxitje të dhunës në procesin zgjedhor.