Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë nga çadra e PD-së, përsëriti se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Sipas tij, 18 qershori ka rënë si politikisht, ashtu edhe ligjërisht.
“Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk mund të ketë. Të përballur me forcën tonë, forcën tuaj, edhe partitë qeveritare nuk ia dolën të regjistronin partitë e tyre dhe sot një gjysmë koalicioni i shpërndarë si zogjtë e korbit është prova e qartë se 18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht”- tha Basha.