Basha tregon të vërtetën e dosjes “Toyota Yaris” dhe gënjeshtrën e “non gratave” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha tregon të vërtetën e dosjes “Toyota Yaris” dhe gënjeshtrën e “non gratave”

21:30 | 10/02/2022
në Shqiperi
0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha flet pas dëshmisë në SPAK mbi çështjen “Toyota Yaris”. “I tregova prokurorëve belgë gatishmërinë time”, tha ai menjëherë pasi ka lënë zyrën e prokurorëve ku dha shpjegime për rreth 2 orë.

“Çështja në Belgjikë nuk është mbyllur, siç ka ndodhur me çështjen këtu. Paratë e konfiskuara mbeten të konfiskuara. Hetimi në Belgjikë vazhdon dhe ata janë të angazhuar ta dërgojnë deri në fund”, deklaroi Basha.

“Kam kënaqësinë të jem përsëri me praninë e përfaqësuesit e drejtësisë belge që kanë konfirmuar të vërtetën dhe kanë hedhur poshtë gënjeshtrën”, e nisi deklaratën Basha para gazetarëve.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Megjithëse nuk dha detaje për atë që kishte thënë para prokurorëve, Basha konfirmoi se u qëndron pohimeve të mëparshme të bëra në emër të PD-së mbi këtë dosje. Ndërkaq, Basha nuk ka hezituara t’i kthejë përgjigje edhe Berishës për sulmet mbi këtë aferë.
“Një gjë dua t’i siguroj të gjithë shqiptarët, unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge, por të drejtësisë në tërësi dhe do të vazhdoj të jemi kundër krimit të organizuar, duan apo nuk duan të korruptuarit, non gratat e shpallur e të pa shpallur. Çështja ishte mbyllur”.

Paratë, tha Basha, janë konfiskuar, procesi vijon në Belgjikë dhe kanë mbështetjen tonë të plotë.
“Punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH kanë mbështetjen tonë në këtë luftë. Ata s’janë vartësit e askujt përveç ligjit dhe taksapaguesve shqiptarë”, tha Basha. Megjithë insistimin e gazetarëve, ndryshe nga herë të tjera, Basha u tregua i kursyer në informacionet mbi aferën “Toyota Yaris”.

Kujtojmë se deklarata e kryedemokratit dhe sekuestrimi pak ditë më vonë i 3,4 milionë eurove në dy mjete “Toyota” në Portin e Durrësit, trazoi skenën politike qershorin e vitit 2018. Por, më vonë, gjithë çështja “Toyota Yaris”, që përballi Ballën e Bashën në gjyq për “shpifje”, si edhe vuri nën hetim gjashtë persona, përfundoi me një dënim të vetëm me 1 vit burg. Gjykata e Tiranës shpalli fajtor Ervis Vladin për faktin se nuk deklaroi në kufi milionat e eurove të fshehura në mjetet “Toyota”. Ai u dënua me 1 vit e 6 muaj për akuzën e “mosdeklarimit në kufi të shumave dhe sendeve me vlerë”, por përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Etiketa: Lulzim Basha

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Goditet grupi me 10 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen mbi 2 mijë rrënjë marijuane

Goditet grupi me 10 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen mbi 2 mijë rrënjë marijuane

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare –

Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj –

13:39 | 18/03/2026
Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhi mashtrimet e akuzës –

Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhi mashtrimet e akuzës –

13:19 | 18/03/2026
Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE –

Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE –

12:55 | 18/03/2026
Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb –

Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb –

12:31 | 18/03/2026
Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim! –

Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim! –

12:09 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj –
  • Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhi mashtrimet e akuzës –
  • Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE –
  • Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb –
  • Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim! –
  • Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj –
  • Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhi mashtrimet e akuzës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com