Basha takim me studentë të UBT-së: Objektivi ynë kryesor mbetet zhvillimi ekonomik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha takim me studentë të UBT-së: Objektivi ynë kryesor mbetet zhvillimi ekonomik

13:49 | 28/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka vijuar takimin me të rinjtë edhe këtë të hënë.

Ditën e sotme Basha është ka organizuar bashkëbisedim me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku edhe u njoh me problematikat, sakrifcat dhe hapësirat e të rinjve në treg.

Basha deklaroi se sfida e PD është të ndalë largimin e të rinjve ose siç e quan ai, ndaljen e katastrofës kombëtare.

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

“Përsëritja e të njëjtit gabim me të njëjtin rezultat është marrëzi. Gabimi nisi në vitin 2013-të. Erdhi me premtime të mëdha me 300 mijë vende pune, me reformën e sistemit të arsimit. Vazhdoi në 2017-ën me tepsi e me timon. Tani nuk ka më kohë. Mjaft është mjaft. Tani është koha për ndryshim. Mosndryshimi do të kishte pasoja fatale. Ky është momenti i fundit për të ndryshuar kurs dhe e vetmja që mund ta bëjë këtë është bashkimi i vlerave. E vetmja që mund ta ndalë këtë të keqe është bashkimi i vlerave. Është opozita, Partia Demokratike, me vizionin për zhvillim në bashkëpunim, me rininë shqiptare dhe me gjithë qytetarët shqiptarë që duan t’i japin formë dhe thelb ndryshimit. Dua t’jua them fare qartë: Nëse ndryshimi është thjesht ndryshim karrigesh ik ti, të vij unë, asgjë nuk do të ndryshojë. Një ndryshim i tillë nuk do t’i shërbejë Shqipërisë, nuk do t’i shërbejë shqiptarëve, nuk do t’i shërbejë rinisë.

Që ndryshimi të jetë i vërtetë duhet të kemi një qeveri që ka interesat e njerëzve së pari, ka interesat e rinisë së pari, dhe kjo nis duke bërë të mundur që në veçanti ju që jeni në përfundim të studimeve por jo vetëm, edhe ata që janë në studim e sipër, por edhe ata që nuk kanë arsimin e lartë, të shohin tek qeveria dhe te masat e qeverisë një urë të sigurt për të kaluar nga auditori apo nga shkollat e mesme profesionale drejt tregut të punës. Dhe ky është synimi ynë me programin tonë të stazheve. Ky është synimi ynë me programin tonë të arsimit profesional. Sot avantazhi më i madh në bujqësi, në blegtori, në vendet e zhvilluara të botës është pikërisht digjitalizimi dhe informatizimi. Tregu i prodhimit në fushën bujqësore dhe blegtorale ka veçoritë e veta dhe informacioni për këtë është kyç për vendimmarrje. Çfarë do të mbjellim? Si do të konkurrojë ky produkte me cilësinë e vet dhe me çmimin me të cilin ne e nxjerrim në treg? Cilat janë avantazhet e produkteve tona?

Po a mundet një fermer i vetëm apo qoftë dhe një bashkim fermerësh ta bëjë këtë të mundur pa ndihmën e shtetit? Sigurisht që jo. Prandaj është e rëndësishme që shteti të luajë rolin e vet në këtë sektor më shumë se çdo sektor tjetër. Për ti dhënë mundësinë fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë ta kthejnë këtë informacion në mundësi për kultivim dhe për shitje të produkteve.

Kush arrin ta bëjë këtë me eficencë e ke kthyer bujqësinë dhe blegtorinë në një minierë floriri për ekonomitë e tyre kombëtare. Subvencione reale, mbështetje reale për fermerët, 100 milionë euro në vit, ky është plani ynë dhe këtu hyn dhe digjitalizimi sepse ne duam të shmangim çdo hallkë të korruptuar të drejtorive rajonale bujqësore që kërkojnë ryshfetin përpara se të japin subvencionin.

Potenciali i jashtëzakonshëm, mahnitës i Shqipërisë por dhe i fermerit shqiptar, mbështetja e drejtpërdrejtë nga qeveria me fonde buxhetore por dhe me investime në infrastrukturë dhe në vetvete ky treg, krijon jo thjesht mundësi por një kërkesë, një etje për trurin, për profesionistët, për specialistët në menaxhimin e drejtpërdrejtë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe në menaxhimin e çdo degë dhe sektori tjetër të ekonomisë që është i lidhur me të”, deklaroi Basha.

 

 

Etiketa: Lideri i opozitësLulzim Bashasfida e PDstudentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para

Zgjerimi me 12 milje në Jon, mediat greke: Mesazh i fortë ndaj Turqisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com