Basha shfaqet në Kuvend me telefon në vesh, ulet krah Bardhit

0
32

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur sot pas disa javesh mungesa në ambientet e Parlamentit. Me telefon në vesh, ai ka hyrë në sallën e Kuvendit, ndërkohë që ishte duke folur ish kryeministri Sali Berisha.

Basha është ulur në krah të Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut, ndërsa pak më tutje, indiferente qëndron deputetja tjetër e PD, Grida Duma.

Basha pasi përfundon telefonatën shihet duke folur vesh me vesh me Gazment Bardhin, ndërsa nuk kursejnë as të qeshurat. Ish-kreu i PD, nuk paraqitet çdo seancë, kjo bën që ai të shihet radhë nga kamerat, ndërsa nuk dihet nëse do të flasë në Kuvend.

SHIKONI KETU