Basha: Rrëzimi i Ramës do vijë nga braktisja jo nga dhuna, ja si të veproni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Rrëzimi i Ramës do vijë nga braktisja jo nga dhuna, ja si të veproni

21:59 | 29/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë vetëm pak minuta më parë në një deklaratë për shtyp.

Vetëm pak orë para zgjedhjeve Basha ka bërë thirrje  qysh prej fillimit e deri në përfundim të tij për ti rezistuar dhe për të shmangur dhunën.

Deklaratë e Lulzim Bashës:

Read more

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Nesër në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet janë mekanizmi se si njerëzit vendosin për qeverisjen që duan, por nesër njerëzit nuk kanë asnjë zgjedhje. Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve. por nesër nuk do të ketë liri dhe nuk do të ketë shprehje vullneti.

Zgjedhjet janë mekanizëm kushtetues dhe ligjor, por nesër do të shkelet Kushtetuta dhe ligji në një proces antikushtetues dhe thellësisht kriminal.

Të dashur bashkëqytetarë:

Unë e di që shumë prej jush kanë dashur dhe kanë pritur që nesër të mos kishte as votime farsë, të mos kishte asgjë. Por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë, o të ishte mënyra e dhunshme, e cila do të shkaktonte vëllavrasje dhe humbje njerëzore e plagë shoqërore.

Dhuna nuk do të prodhonte as përfitime politike. Ajo thjesht do të sillte një ndjenjë të rremë të triumfit të çastit dhe do të linte plagë të hapura e probleme të pazgjidhura, Unë dhe demokratët nuk besojmë tek rruga e dhunës!

Ndaj sot dua t’i them cdo demokrati dhe qytetari që është bashkuar në përpjekjet tona: Jini të gjithë krenarë, sepse i kemi bërë një shërbim të madh Shqipërisë duke mos rënë pre e dhunës së orkestruar nga Edi Rama! Unë jam krenar me dinjitetin, qytetarinë dhe kurajon tuaj!

Falë tyre, ky regjim është plagosur për vdekje dhe do të rrëzohet shumë shpejt. Unë e di, se ka shumë njerëz që mendojnë se me autokratë si Edi Rama, Dhuna është i vetmi mjet për ta hequr, se Edi Rama nuk kupton asnjë gjuhë tjetër, veç asaj të dhunës.

Këtë opinion ma kanë shprehur shumë anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Ma kanë shprehur shumë qytetarë, analistë politikë e të tjerë, por unë nuk besoj se dhuna është zgjidhja.

Unë besoj se forca jonë qendron tek drejtësia e asaj që kërkojmë, qëndron tek këmbëngulja, durimi dhe kurajo jonë.

Asnjë rezultat politik, asnjë pushtet politik që del nga dhuna, nuk ka sjellë kurrë asgjë të mirë për popujt dhe për qeverisjet e tyre.Dhuna prodhon ndërrime mekanike të pushtetit, pa bërë asnjë pastrim dhe transformim. Dhuna krijon përligje kriminale tek ata që vinë në pushtet prej saj Unë besoj se nga dhuna në 30 qershor nuk përfiton askush përveç Edi Ramës.

Dhuna dhe viktimat i vlejnë vetëm Edi Ramës. Ai do arsye. Ai kërkon të sigurojë pretekstin e kundërshtarit të dhunshëm për të justifikuar shtetin e tij policor për të justifikuar dhunën dhe abuzimet dhe krimet që ka kryer deri tani.

Rrëzimi i Edi Ramës nuk do të vijë duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin, nuk mund të vijë duke goditur, duke rrahur apo lënduar njëri-tjetrin. Fundi i Edi Ramës po vjen nga braktisja e tij.

Nga distancimi prej tij. Nga izolimi i tij.

Ky fund është pranë dhe, mbi të gjitha, sepse përpjekjet tona të deritanishme kanë qenë thellësisht europiane, thellësisht parimore dhe jo për pushtet personal. Përgjegjësia dhe detyrimi im kryesor është interesi publik, është mirëqenia e njerëzve. Ky interes vjen mbi çdo interes partiak, vlen para çdo interesi vetjak.

Ndryshe nga Edi Rama që për pushtetin e tij personal është i gatshëm t’i çojë nesër shqiptarët në vëllavrasje, unë kam përgjegjësinë për jetën e çdo demokrati, çdo socialisti, çdo qytetari shqiptar. Ndaj, për nesër unë kam vetëm një thirrje: Mos bini pre e instinktit të dhunës! Mos bini pre e provokimeve për dhunë!

Etiketa: Lulzim BashaShiqiptaretzgjedhjet e 30qershorit

Të Lidhura

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

nga 27
18:19 | 24/02/2026
0

Pas ngjarjes së rëndë të 22 shkurtit që ka tronditur qytetin e Civitanovës në Itali, ku një 20-vjeçar, Rikardo Mërkuri...

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

nga 27
18:09 | 24/02/2026
0

Trajneri Roberto D’Aversa, pasi mori frenat e Torinos, u ndal të fliste edhe për mbrojtësin e kombëtares tonë, Ardian Ismajli....

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

nga 27
18:05 | 24/02/2026
0

Juventus synon përmbysjen e madhe në Champions, pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë ndaj Galatasaray. Para takimit të kthimit,...

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

nga 27
18:03 | 24/02/2026
0

Juventus synon përmbysjen e madhe në Champions, pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë ndaj Galatasaray. Para takimit të kthimit,...

Para
Gazetari goditet me tytën e automatikut nga forcat Renea

Gazetari goditet me tytën e automatikut nga forcat Renea

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

18:19 | 24/02/2026
Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

18:09 | 24/02/2026
Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

18:05 | 24/02/2026
Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

18:03 | 24/02/2026
Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT) –

Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT) –

17:19 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Kujtoi se kishte vrarë nënën –
  • Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –
  • Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën
  • Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën
  • Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT) –
  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kujtoi se kishte vrarë nënën –
  • Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com