Basha: Rinia shqiptare është zemra e projektit tonë për të sjellë ndryshimin dhe shpresën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Rinia shqiptare është zemra e projektit tonë për të sjellë ndryshimin dhe shpresën

13:42 | 06/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim online me të rinjtë dhe përfaqësuesit e “European Democrat Students”.

Pas këtij takimi Basha thekson se vendosmëria dhe përkrahja e të rinjve është motori i aleancës tëqytetare për ta ndryshuar Shqipërinë më 25 prill, të gjithë së bashku.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me të rinj dhe të reja që kërkojnë ndryshim dhe punojnë çdo ditë për të sjellë shpresë dhe frymëzim në vendin tonë. Vendosmëria dhe përkrahja e tyre është motorri i aleancës tonë mbarëqytetare për ta ndryshuar Shqipërinë më 25 prill, të gjithë së bashku.

Read more

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Ndava me të rinjtë në sallë dhe me të tjerë virtualisht, shqetësimin se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën. Ai ka dështuar në çdo fushë dhe nuk mund ta nxjerrë vendin nga kolapsi ku e ka zhytur. 75% e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi, ndërsa 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen. Rama hartoi ligjin për arsimin e lartë për t’i nënshtruar studentët, pedagogët dhe universitetet shqiptare. U angazhova edhe një herë para studentëve, se pas 25 prillit ne do ta abrogojmë këtë ligj dhe do të shkruajmë bashkë me ta një ligj të ri që garanton autonominë universitare dhe cilësinë e arsimimit të tyre.

Risolla përpara të rinjve angazhimin për të mos lënë asnjeri pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike. Studentët nga familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të reja/muaj do të përfitojnë 100% financim të tarifave të studimit, ndërsa të tjerët 50%. Theksova edhe angazhimin tjetër të rëndësishëm për 10 mijë stazhe të paguara. 300 mijë lekë në muaj çdo vit për studentët tanë më të mirë.

Unë jam i bindur se të rinjtë dhe të rejat sot janë shumë të ngjashëm me rininë europiane. Rinia shqiptare është zemra e projektit tonë për të sjellë ndryshimin dhe shpresën. Prandaj u bëra thirrje të rinjve dhe të rejave të pranishme që të bashkojmë shpresat dhe energjitë, dhe ta përcjellim frymëzimin derë më derë. Të gjithë bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Me këtë bashkim të madh shqiptarësh dhe shqiptaresh të reja, jam i bindur se më 25 prill, Rama do të humbë dhe rinia shqiptare do të fitojë, Shqipëria europiane do të fitojë. #SHQIPERIAFITON”, deklaroi kreu i PD.
Etiketa: Lideri i opozitësLulzim Basha

Të Lidhura

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

nga 27
23:08 | 03/04/2026
0

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

nga 27
22:54 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy të rinj kanë mbetur të...

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

nga 27
22:30 | 03/04/2026
0

Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa renditja më e fundit e publikuar nga...

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

nga 27
22:16 | 03/04/2026
0

Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, në një...

Para
Palmer: Dialog mes palëve për reformën zgjedhore sipas OSBE/ODHIR. Zgjedhjet e lira sjellin normalitetin

Palmer: Për SHBA-në marrëveshja Kosovë-Serbi është çështje urgjente

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

23:08 | 03/04/2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

22:54 | 03/04/2026

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

22:30 | 03/04/2026
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

22:16 | 03/04/2026
1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

21:14 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –
  • Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –
  • Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –
  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –
  • Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com