Teksa linte selinë blu, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kishte një falenderim edhe për median, si një aleat i fortë për ti dhënë zë dhe vëmendje protestave opozitare kundër qeverisë.
Në një prononcim të shkurtër për Ora news, Basha pati dhe një ndjesë për gazetarët e terrenit që ashtu si në protestat e tjera nuk i shpëtuan as sot gazit lotsjellës.
“ Nuk kam fjalë për t’ju falenderuar për punën që keni bërë dhe ndjesë për të gjithë dhunën e ushtruar ndaj jush. Përgjegjësit një ditë do të marrin atë që meritojnë”, tha Basha.