“Rama dy orë në televizion për tu shpërlarë trurin qytetarëve”
Kreu i Partisë Demokratike është takuar me banorë të Burrelit dhe Klosit, ku banorët i kanë shprehur shqetësimin e tyre për varfërinë dhe papunësinë.
Rama po vjedh lekët e popullit, tha Basha teksa del dy orë në televizor për tu shpëlarë trurin qytetarëve.
“Rama po vjedh lekët e popullit, ndërsa atë që lidh një tel e fut në burg. Rama dy orë në televizion për tu shpërlarë trurin qytetarëve. Prengën se heq dot nga lista Rama, se tjetrin në listë e ka në burg”, është shprehur Basha.
Banorët shprehen se “trajtohemi si skellvër nga Edi Rama”, teksa e quajnë gjendjen aktuale si situatën më të rëndë në 23 vjet. TCH