Basha mesazh të prerë Berishës: Jashtë radhëve të PD ata që sfidojnë SHBA! (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha mesazh të prerë Berishës: Jashtë radhëve të PD ata që sfidojnë SHBA! (Film)

13:26 | 18/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka garantuar para delegatëve të pranishëm në Kuvendin Kombëtar të PD, por edhe para shqiptarëve, se Partia Demokratike nuk do të pranojë në radhët e saj elementë të krimit, apo njerëz që duan të sfidojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënkuptuar këtu ish-kryeministrin Sali Berisha.

Nga podiumi i Kuvendit të PD, Basha tha prerë se partia e tij do të bindë shqiptarët se është partia që e bën dekriminalizimin dhe vettingun në politikë, duke nisur nga vetja.

“Kjo do të jetë garanci për një Shqipëri të lirë që di të votojë, të zgjedhë e di të përfaqësohet me dinjitet. Si do jetë PD sot, do jetë Shqipëria nesër. Nuk do lejojmë në PD elementë nga bota e errët e lidhjeve të krimit me biznesin, me politikën, apo organizatat kriminale. Kjo është një sfidë e madhe, por ne do të rritemi me këtë besim në mendje e zemër, pasi vetëm kështu shqiptarët do na besojnë, duke na parë se kush janë demokratët, kush jemi ne. Kjo është sfida jonë.

Read more

Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

Administrata e Ramës shënoi rekord historik punësimesh –

Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama –

Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

Kjo nuk është një histori e re e PD, por një avancim i historisë sonë. Ne jemi partia që kemi propozuar dekriminalizimin e politikës dhe së fundi vettingun për politikanët. Ne kemi përpara një sfidë të re, të bindim shqiptarët që jemi partia që i bën këto gjëra, jo vetëm i thotë, dhe i bën duke nisur nga vetja. Duke lënë jashtë radhëve tona ata që duan të sfidojnë SHBA për interesat e tyre personale.

Shqipëria sot vuan nga mungesa e lirisë ekonomike, vuan nga kapja e shtetit. Mungesa e lirisë ekonomike pengon qindra e mijëra iniciativa private, që ndihmojnë zhvillimin, varron mijëra ëndrra që duan të kontribuojnë, dhe i heq vendit mijëra mundësi zhvillimi dhe lë në treg vetëm interesat e një njeriu. Ne do ta ndryshojmë këtë. Kryeministri i ardhshëm i këtij vendi nuk do të jetë pronar i ideve tuaja, por garantues i tyre për të mirën e vendit. Askush nuk do ju ndal të bëni ëndrrat tuaja realitet. Askush nuk do ju pengojë të zhvilloni biznesin tuaj. Kjo është garancia më e madhe, që Shqipërinë do ta bëjmë bashkë. Unë do jem aty për të garantuar se askush nuk do ta prekë ëndrrën tuaj. Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare”, u shpreh kryedemokrati Basha.

https://youtu.be/EA2fZH2ziAE

Etiketa: Kryedemokrati Lulzim Bashapodiumi i Kuvendit të PD

Të Lidhura

Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

nga 27
14:07 | 16/03/2026
0

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar për zhvillimet brenda PD dhe ndryshimet e paralajmëruara të statutit të partisë gjatë mbledhjes...

Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Administrata e Ramës shënoi rekord historik punësimesh –

nga 27
14:05 | 16/03/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për krizën demografike në Shqipëri dhe rritjen e vazhdueshme të administratës...

Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama –

Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama –

nga 27
13:57 | 16/03/2026
0

Kryedemokrati Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Demokratike, ku pritet të merren vendime për këtë forcë politike. Nga...

Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

nga 27
13:51 | 16/03/2026
0

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme për organizimin e...

Para
Basha në Kuvend: Njerëz që na turpërojnë s’e kanë vendin mes nesh

Basha: Kriza në PD nuk nisi më 9 shtator, unë jam pengesa që Berisha të kthejë partinë në bunker antiamerikan (Film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

14:07 | 16/03/2026
Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Administrata e Ramës shënoi rekord historik punësimesh –

14:05 | 16/03/2026
Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama –

Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama –

13:57 | 16/03/2026
Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

13:51 | 16/03/2026
Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

13:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –
  • Administrata e Ramës shënoi rekord historik punësimesh –
  • Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama –
  • Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –
  • Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –
  • Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –
  • Administrata e Ramës shënoi rekord historik punësimesh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com