Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin parlamentar dhe aleatët pak orë para seancës së jashtëzakonshme të parlamentit.
Mësohet se në qendër të diskutimeve kanë qenë emrat e kandidatëve të kësaj partie, për zgjedhjet e 25 qershorit si dhe seanca e jashtëzakonshme plenare.
Në seancën e sotme do të votohen 6 ministrat dhe zv/ kryeministri teknik të propozuar nga opozita, kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve dhe anëtarët e opozitës që do të jenë pjesë e komisioni të vetingut.