Basha letër OBSH-së: Ndihmojeni Shqipërinë me testet për virusin dhe paisje mbrojtëse për mjekët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha letër OBSH-së: Ndihmojeni Shqipërinë me testet për virusin dhe paisje mbrojtëse për mjekët

11:18 | 20/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një letre drejtuar drejtorit të Zyrës së OBSH-së në Tiranë, Dr. Raul Gonzalez, i kërkoi ndihmë për Shqipërinë për pajisjen e autoriteteve shqiptare me pajisje për testimin më të madh të qytetarëve.

Kreu i opozitës e mbështet këtë kërkesë në shqetësimin e bërë publik se, nga njëra anë, po refuzohet testimi i shumë qytetarëve me shenjat e COVID-19 nga ana tjetër, numri i raportuar zyrtarisht për testime, është në rënie prej datës 11 mars, për shkak të mungesës së testeve.

LETRA E PLOTE
Nr.___Prot.
Tiranë, më 19/03/2020

Read more

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

I nderuar Dr. Gonzalez,

Fillimisht më lejoni që, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Opozitës së Bashkuar, t’Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për punën intensive dhe mbështetjen që keni dhënë, veçanërisht gjatë kësaj periudhe, ku Shqipëria zyrtarisht është vend i prekur nga përhapja e virusit COVID-19. Ndihma dhe përkrahja juaj për autoritetet shtetërore ka qenë thelbësore për përballimin e deritanishëm të situatës. Shpreh bindjen se kjo mbështetje do të jetë e vazhdueshme dhe për këtë dua t’Ju falenderoj në emër të të gjithë bashkëqytetarëve të mi.

Partia Demokratike po ndjek nga afër situatën e krijuar dhe menaxhimin e saj nga autoritetet shtetërore. Me shumë shqetësim marrim çdo ditë me qindra mesazhe nga qytetarë të ndryshëm, që shprehen se kanë shfaqur të gjitha shenjat e ngjashme që të bëjnë të dyshosh se janë të prekur nga visusi COVID-19, që telefonojnë Shërbimin Kombëtar të Urgjencës në numrin 127 për të kërkuar ndihmë dhe për t’ju mundësuar testimin, por që e kanë patur të pamundur realizimin e tij. Vetë Qeveria ka raportuar se janë rreth 120 mijë qytetarë që janë nën regjimin “Karantinë e detyrueshme”, pra persona që kanë potencial të lartë që mund të jenë prekur nga virusi.

Sikurse jeni në dijeni, vetë Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, z. Tedros Adhanom Ghebreyesus u ka bërë thirrje shteteve që mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e këtij virusi është testimi dhe izolimi. Ai është shprehur se: “Ne kemi parë një rritje të numrit të të infektuarve, por jo një rritje në testet e bëra dhe masave izoluese. Nëse do të luftosh një pandemi, duhet të shkatërrosh zinxhirin e përhapjes. Këtë gjë mund ta bësh vetëm duke testuar dhe izoluar të gjitha rastet. Mesazhi ynë i vetëm është, testim testim, testim”.

Mirëpo, duke filluar nga data 11 Mars 2020, çdo ditë numri i raportuar për testime nga autoritetet shtetërore vjen në rënie. Nga informacionet tona, kjo është shkaktuar nga mungesa e pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese.

Duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e pakta që kanë autoritetet tona për ta përballuar të vetëm këtë situatë, si dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi komunikimi, dëshiroj t’Ju kërkoj që të ndihmoni autoritetet shqiptare dhe Shqipërinë me sa mundeni, për marrjen e sa më shumë pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese. Vetëm duke shtuar numrin e testimeve dhe duke verifikuar në kohë çdo person të dyshuar si të prekur nga virusi, ne arrijmë të izolojmë personin në kohë dhe të frenojmë përhapjen e virusit në numër më të lartë qytetarësh.

Gjithashtu, stafet mjekësore janë të ekspozuar nga infektimi me virusin COVID-19. Për këtë arsye, do të ishim shumë mirënjohës nëse do të ndihmonit në sigurimin e një sasie të konsiderueshme vjeshjesh dhe pajisjeve mbrojtëse të tjera të domosdoshme për të mbrojtur stafet tona mjekësore.

Me bindjen se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe përfaqësia e saj në Shqipëri, do të vazhdojë të japë një mbështetje të fuqishme për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë, me lejoni të shpreh konsideratën time më të lartë për punën tuaj të jashtëzakonshme.

Me respekt,

Lulzim BASHA

Etiketa: Dr. Raul Gonzalezdrejtori i Zyrës së OBSH-së në TiranëKryetari i opozitësLulzim Basha

Të Lidhura

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

nga 27
08:37 | 24/02/2026
0

I është hapur rruga nisjes së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 5% nga 15% që është...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:31 | 24/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:17 | 24/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

nga 27
08:15 | 24/02/2026
0

Pas indeksimit të pagave me 2.5% për punonjësit e administratës publike, policisë dhe mjekëve, përfitues të kësaj mase pritet të...

Para
Masat e rrepta/ Rama: Mjetet e mediave vizive do marrin leje te Drejtoria e Policisë për të lëvizur

Rama mesazh qytetarëve: Ushtria dhe policia zbresin sot në terren, njerëzit të ruajnë distancën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

08:37 | 24/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:31 | 24/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:17 | 24/02/2026
Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

08:15 | 24/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

08:11 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com