Kryetari i PD Lulzim Basha përmes një postimi në Twitter ka paralajmëruar arkitektin danez të projektit të Teatrit Kombëtar, Bjarke Ingels se do të trajtohet si non-grata në Shqipëri.
Lideri i PD e akuzon se është një bashkëpunëtor në grabitjen e tokës, sikur e cilëson ai pushtetin, narkomafia e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.
”Ingels është një bashkëpunëtor në grabitjen e tokës nga narkomafia e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ndaj paralajmërohet: do të trajtohesh si non-grata nga komuniteti i artistëve dhe populli i Tiranës”, shkruan Basha.