Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Rama që më herët postonte në rrjetin social një status ironik duke hedhur poshtë akuzat e PD se Balla ka qenë me armë në ambientet e komisariatit.
“Avaz i vjetër i kryekaragjozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Roshin, po mbron sot Ballën. Vetingu i politikanëve do ta pastrojë këtë llum dhe do t’ju kthejë qeverinë njerëzve!”, shkruan Basha në “Twitter.
Avaz i vjetër i kryekaragjozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Roshin, po mbron sot Ballën. Vetingu i politikanëve do ta pastrojë këtë llum dhe do t’ju kthejë qeverinë njerëzve! pic.twitter.com/CHso2xOANd
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 3, 2018