Mijëra protestues kanë mbushur sot Bulevardin e Kombit duke ju bashkuar protestës së dhjetë kombëtare të opozitës së bashkuar.
Gjatë fjalës së mbajtur kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se 30 qershori ishte një referendum popullor kundër së keqes. Sipas tij, 30 qershori është monument i lirisë dhe qytetarisë së shqiptarëve.
“Refuzuan të keqen, izoluan krimin, ndëshkuan korrupsionin. 30 qershori ishte referendum kundër të keqes. 30 qershori është një monument i lirisë, i evropianizimit dhe qytetarisë së shqiptarëve. 30 qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajës, kur shqiptarët treguan se ata kanë forcën të ndalen nga e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit, që tregoi se është kundër regjimit kriminal të Edi Ramës”, tha Basha.