Bardha e Temalit, vajza shqiptare e Simone de Beauvoir – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardha e Temalit, vajza shqiptare e Simone de Beauvoir

10:20 | 23/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Andreas Dushi

Si sot, 110 vjet më parë, në Paris do të lindte një ndër iniciatoret e lëvizjeve feministe. Simone de Beauvoir, me anë të letërsisë dhe marrëdhënieve personale, hodhi dritë mbi të drejtat që vajza dhe gruaja kanë, si dhe mënyrën se si këto të drejta janë mohuar, shtypur dhe nënçmuar për shekuj me radhë.

Me librin e saj “Seksi i Dytë”, ndarë në dy vëllime, de Beauvoir tregon evoulimin e “femrës së racës njerëzore që quhet vajze dhe grua”. Duke u nisur qysh në kohët e hershme e duke vijuar deri në ditët e saj, libri u kthye në një kumt të padrejtësive dhe në një manual se si gjithçka mund të ndreqej.

Read more

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Personazhet e librit janë gjithnjë vajza, pa emër, të cilat përfaqësojnë një kohë a rend shoqëror të caktuar. Kompleksiteti i tyre ndërtohet mbi koncepte që vetë autorja ka, të fituar nga eksperiencat e përditshme dhe studimet e kryera. Nisur nga kjo, shohim se si pjesa më e madhe e vajzave të letërsisë realiste duket sikur gjejnë ngushëllim në këtë vepër.

Po të lexohet me sfondin dhe shijen e “Seksi i Dytë”, Ana Karenina dhe Ema Bovari do të shihenin si dy fatkeqe, të cilat asnjëherë nuk ditën të pajtoheshin me fatin e tyre e për më tepër, as të bënin kompromise të ngjashme me atë të Dorian Greit. Veprimet e tyre nuk do të justifikoheshin, pasi nuk do të kishin nevojë për diçka të tillë, për sa kohë gjithçka që ato bëjnë nuk do të dukej “e çuditshme” apo “imorale”.

I ndryshëm është rasti i vajzës së letërsisë sonë. Fjalën e kam për Bardhën, vajzën prej Temali e cila frymëzoi rilindasin Pashko Vasa për të shkruar romanin më përfaqësues të jetës shoqërore që mbizotëronte gjatë asaj kohe në Shqipëri. Nëse lexohet me kujdes, duket sikur në të janë skalitur të gjithë tiparet e vuajtjeve të vajzave gjatë shekujve, përmendur nga de Beauvoir.

Shohim se si Bardha, përveç emrit nuk ka asgjë të bardhë e po kështu na jepet te “Seksi i Dytë” edhe vajza gjatë ecejakes së saj për t’u bërë grua dhe gruaja gjatë kalvarit për të qenë e denjë.

Duket sikur Bardhën e ka krijuar de Beauvoir e jo Pashko Vasa, i cili takohet me autoren e “Seksi i Dytë” vetëm në gjuhën e të shkruarit të romanit, atë frënge.

Etiketa: “Seksi i Dytë”Andreas DushiBardha e TemalitDorian Greiletërsialëvizjet feministeParisSimone de Beauvoir

Të Lidhura

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Para
Përplasja për Gjykatën Kushtetuese, Manjani: Kuvendi tani mund të kryejë dhe martesa

Manjani ironizon Ramën: “Ka shpresë. Ja, në Itali po bien rastet e reja”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com