Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar një skandal nga qyteti verior, një ditë para zgjedhjeve vendore.
Spahia publikoi dy video në “Facebook”, përmes të cilave tregon se si shpërthehet qendra shëndetësore në zonën e Qafë Hardhisë nga individë të Partisë Socialiste.
“BANDITIZMI, EDHE SI SJELLJE E SHTETIT BANDIT! Ja se si shpërthehet qëndra shëndetësore në zonën e Qafë Hardhisë në Shkodër nga individë të PS! Këtë stil njohin, se për ta shteti është pushtet për t’u sjellë siç thotë partia e jo ligjet e rregullat! Kur institucionet dhunohen në këtë mënyrë, këtë e quajnë standart. Çuditërisht policia nuk bën asnjë veprim, hesht dhe i mbron krahët këtij “standardi”. #BanditShtet”, shkruan Spahia.
https://www.facebook.com/100009522289777/videos/vb.100009522289777/2332177320442988/?type=2&video_source=user_video_tab