• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Barack Obama lexon letrën e 6-vjeçarit shqiptar në Samitin e New York

16:12 | 22/09/2016
në Bota
0

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama në Samitin që po mbahet në New York ka lexuar letrën e një fëmije 6-vjeçar shqiptar i cili shkruan për tronditjen që mori nga pamjet e fëmijës 5 vjeçar në Aleppo. 6 vjeçari i shkruan presidentit se 5 vjeçari Omran Daqneesh është i mirëpritur në shtëpinë e tyre dhe është i gatshëm të ndajë me të shumë gjëra të tij dhe të motrës së tij Catherine.

Presidenti Obama është shprehur se të gjithë duhet të jemi si Alex, jo cinikë apo dyshues të kemi frikë. Kështu do të përfytyronim një botë tjetër ku shumë vuajtje do të kurseheshin dhe shumë jetë do të shpëtonin. 

Lexo edhe

Tronditet Gjermania, 33-vjeçari vret 2 pasagjerë treni e plagos…

Tronditëse, plagosen me armë gjahu 4 gra dhe 2 vajza të mitura –

Putini e ka humbur luftën e gazit me Gjermaninë –

Fjalimi i Obamës

“Alex është vetëm 6 vjeç. Muajin e kaluar, ashtu si shumë njerëz në botë, ai u prek nga pamjet zemërthyese të Omran Daqneesh, një djalë 5 vjeçar në Aleppo, Siri, ulur në një ambulancë, i tronditur teksa fshinte gjakun nga duart e tij.

Alex u ul dhe më shkroi një letër. Këtë javë, në samitin e Kombeve të Bashkuara për refugjatët unë ndava me të gjithë botën fjalët prekëse të Alexit. Ai më tha se donte që Omrani të vinte dhe të jetonte me familjen e tij. Ai donte ti jepte biçikletën e vet dhe ta mësonte si ta ngiste atë. Ai tha se motra e tij do mblidhte flutura për të. “Ne mund të luajmë të gjithë bashkë,” shkruante ai. “Ne do të bëhemi familja e tij dhe ai do të jetë vëllai ynë.”

Këto janë fjalët e një djali 6 vjeçar – një djalë i vogël që nuk ka mësuar të jetë cinik, apo dyshues apo të ketë frikë nga njerëzit e tjerë për shkak të vendit nga ata vijnë, për shkak të pamjes së tyre apo të mënyrës se si luten.

Ne të gjithë duhet të jemi si Alexi. Përfytyroni si do të dukej bota po të ishim të tillë. Përfytyroni sa vuajtje do të kursenim dhe sa jetë do të shpëtonim.

Dëgjoni Alexin teksa lexon letrën e tij dhe reflektoni se përse unë e ndava atë me të gjithë botën.”

Letra e Alex

“I dashur Presidenti Obama

E mbani mend djalin që u mor nga ambulanca në Siri? A mundesh ta marrësh dh eta sjellësh në shtëpinë tonë…dhe ne do ta presim me lule, flamuj e tullumbace.

Do t’i japim një familje dhe ai do të jetë vëllai ynë. Motra ime Catherine, do të grumbullojë flutura për të.

Në Shkollë kam një shok nga Siria që quhet Omar dhe do t’ja prezantoj atij. Kështu mund të luajmë të gjithë sëbashku. Do ta ftojmë në festat e ditëlindjeve dhe do mësojmë gjuhët e njëri-tjetrit. Ashtu siç bëmë me një shok nga Japonia. Të lutem thuaji atij se vëllai i tij do të jetë Alex, që është një djalë shumë i sjellshëm. Nëse nuk ka lodra, do t’i japim tonat. Do të ndaj dhe biçikletën time me të, dhe do ta mësoj si t’i japë. Do t’i mësoj mbledhjen dhe zbritjen në matematikë. Ai do mund t’i mbajë erë edhe pinguinit të Katerinës, e cila nuk lë asnjë ta preki.

Faleminderit shumë. Me zorr pres që të vish

Alex”

Letra e Alex

letra letra2 letra3

Etiketa: alexBarack Obamaletra

Të Lidhura

Tronditet Gjermania, 33-vjeçari vret 2 pasagjerë treni e plagos…

nga 27
18:58 | 25/01/2023
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në trenin e qytetit, Brokstedt në Gjermani ku një 33-vjeçar ka sulmuar me thikë...

Tronditëse, plagosen me armë gjahu 4 gra dhe 2 vajza të mitura –

Tronditëse, plagosen me armë gjahu 4 gra dhe 2 vajza të mitura –

nga 27
08:54 | 16/01/2023
0

Të shtëna me armë zjarri në Londër. Për pasojë, katër gra dhe dy vajza të mitura kanë mbetur të plagosura....

Putini e ka humbur luftën e gazit me Gjermaninë –

Putini e ka humbur luftën e gazit me Gjermaninë –

nga 27
08:24 | 16/01/2023
0

Rusia nuk mund të ushtrojë më presion ndaj gjermanëve me gazin. Edhe pa Gazpromin ata i kanë rezervat e mbushura...

Me zbehjen e fuqisë së Rusisë, po shfaqet një katastrofë e dytë –

Me zbehjen e fuqisë së Rusisë, po shfaqet një katastrofë e dytë –

nga 27
11:16 | 15/01/2023
0

Nga Lara Setrakian, “CNN”– Pas pushtimit rus të Ukrainës dhe pasojave shkatërruese humanitare që solli, do të ishte e çuditshme...

Para
Dëmtohet Messi, 3 javë jashtë fushës së gjelbërt

Dëmtohet Messi, 3 javë jashtë fushës së gjelbërt

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj mbërrin në SHBA –

Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj mbërrin në SHBA –

13:19 | 29/01/2023
Luizi është sëmurë, banorët i qëndrojnë pranë –

Luizi është sëmurë, banorët i qëndrojnë pranë –

13:01 | 29/01/2023
Çudit Trump, nis zyrtarisht fushatën për president të SHBA –

Çudit Trump, nis zyrtarisht fushatën për president të SHBA –

12:51 | 29/01/2023
EMRI/Shqiptari që u kap në ‘shtëpi bari’ kërkon të shohë…

EMRI/Shqiptari që u kap në ‘shtëpi bari’ kërkon të shohë…

12:33 | 29/01/2023
Askush s’hyn në tokën time –

Askush s’hyn në tokën time –

12:19 | 29/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj mbërrin në SHBA –
  • Luizi është sëmurë, banorët i qëndrojnë pranë –
  • Çudit Trump, nis zyrtarisht fushatën për president të SHBA –
  • EMRI/Shqiptari që u kap në ‘shtëpi bari’ kërkon të shohë…
  • Askush s’hyn në tokën time –
  • ‘Jam shfrytëzuar për prostitucion’, 24-vjeçarja kapet në Rinas –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj mbërrin në SHBA –
  • Luizi është sëmurë, banorët i qëndrojnë pranë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com