Luizi ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve, si personazh karizmatik në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 2. Banorët e tjerë megjithatë kanë evidentuar se shqetësohen nga gërhitjet e tij gjatë natës. Për këtë dhe e kanë ngacmuar, duke e vënë në lojë ndërsa flinte.
Kështu sot, Luizin nuk e lejuan të flinte rehat. Banorët e dhomës së tij vendosën arush lodër në krevat, por Luizi nuk i pëlqeu aspak lojërat duke i quajtur për fëmijë.
Mungesa e gjumit të plotë si duket dha dhe frytet e saj. Pasi ishte zgjuar fillimisht e kishte kaluar disa kohë në mëngjes, Luizi bëri dhe një sy gjumë në oborr.