Banorët e Laprakës vijojnë protestën lidhur me devijimin e projektit të Unazës së Madhe, i cili prek shtëpitë e tyre.
Protestuesit thanë se projekti ka pësuar ndryshime dhe nëse zbatohet parashikon shembjen e 700 shtëpive.
Banorët kërkojnë dëmshpërblim sipas ligjeve në fuqi, ndërsa i druhen një skenari si te lagjja “5 maji” në Tiranë, flakjen në rrugë.