Pas përfundimit të protestës në “Astir”, banorët e “Unazës se Re” kanë mbërritur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Kjo zhvendosje e tyre vjen si reagim ndaj efektiveve të policisë, të cilët ndaluan disa protestues në protestën e sotme të opozitës.
Me thirrjet “Rama ik”, “poshtë qeveria”,“lironi çunat” dhe e “e duam bashkinë pa Erion Velinë”, banorët vijojnë të kërkojnë lirimin e famijarëve, ndërsa ata po shoqërohen edhe nga përfaqësues të opozitës.
Në krah të banorëve janë edhe dy ish-deputetët e opozitës së bashkuar, Klevis Balliu nga Partia Demokratike dhe Endrit Braimllari nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, por edhe Albana Vokshi, Endri Hasa, Gent Strazimiri e Andon Frrokaj.