Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një hua prej 100 milionë USD për politikat e zhvillimit të sektorit financiar për Republikën e Shqipërisë. Projekti i politikave mbështet reformat që synojnë fuqizimin e fleksibilitetit të sektorit bankar dhe të rregullave e të mbikqyrjes së institucioneve financiare jobankare në Shqipëri.
“Reformat e mbështetura nga ky projekt synojnë të trajtojnë cënueshmëritë aktuale të sektorit financiar duke rritur fleksibilitetin e tij. Këto reforma do të krijojnë mjedisin e duhur që institucionet financiare bankare dhe jobankare të zgjerojnë kreditimin ndaj sektorit privat, e kjo si rrjedhojë do të jetë një shtysë për rritjen ekonomike”- tha Ellen Goldstein, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor