Ballkoni i një pallati në Mamurras rrezikon të shembet, e megjithatë banorët u janë rikthyer banesave, pasi ditën e djeshme e raportuan si shqetësim në media. Nga institucionet nuk ka ende asnjë informacion për apartamentin e dëmtuar.
Janë 9 familje të godinës që ishte në rikonstruksion, ndërsa disa familje të tjera ndodhen në emigrim.
“Nuk shembet pallati. Nuk ka pse të shembet. Unë u habita kur e pashë”, tha një banor.
Godina e pallatit duket se ka pësuar dëmtime nga mbetjet e rëna përreth saj. Kujtojmë se disa pallate janë dëmtuar nga tërmeti i viti 2019. Në Mamurras disa pallate janë shembur pasi kanë rezultuar të pabanueshëm.
Sakaq, ekspertët e vlerësuan të rregullt pallatin që u dëmtua ditën e djeshme, ndonëse pjesërisht rezultonte me dëmtime të lehta.