Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu shkruan se Rama blen ndjekës në rrjetet sociale me taksat e shqiptarëve.
Sipas tij, atë nuk e ndjekin shqiptarët dhe prandaj ai ëhstë i detyruar që të blejë ndjekës nga Kina dhe Bangladeshi.
“Kryeministri fake me paratë e taksapaguesve shqiptar. Edi Rama harxhon pafundësisht para për ndjekës fallco në Facebook. E vërteta është se s’ka asnjë shqiptar që mbështet dhe ndjek një antishqiptar si Edi Rama. I mbetur vetëm tashmë Edvini blen ndjekës nga Kina dhe Bangladeshi. Edvin nuk të ndihmojnë as profilet fallco nga Bangladeshi apo Kina, tashmë je i VETËM. Ka ardhur koha dhe patjetër do të mbash përgjegjësi për paratë që u ke vjedhur shqiptarëve dhe krimet që ke bërë”, shkruan Balliu.