Nuk ndalet sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj në kampionatin rus. Ai ka shënuar një gol të bukur në përballje me Zenitin, në minutën e 34-të, duke barazuar ndeshjen pas avantazhit te krijuar nga Mak, në të 10’. Vetëm katër minuta më vonë, Balaj realizoi edhe golin e dytë në këtë sfidë delikate per ekipin e tij Terek, duke konfirmuar formën e shkëlqyer dhe ritmin e golit në këtë kampionat. Balaj ka hedhur në tapet Zenitin, klubin diktator të kampionatit rus. Ndeshja Terek Grozni – Zenit St Petersburg ka përfunduar me rezultati i 2-1 dhe sulmuesi shqiptar ka vjedhur skenën midis yjeve të shumtë që ishin në fushë. Me këta dy gola ndaj Zenitit, Balaj ka arritur kuotën e 8 golave të shënuar në këtë edicion.