Nedim Bajrami ia ka siguruar Sassuolos fitoren ndaj Cremoneses, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Mapei” përfundoi me rezultatin 3:2.
Derisa ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë u shfaq mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 92.
Futbollisti i Shqipërisë në këtë ndeshje hyri si zëvendësues në minutën e 68-të.
Armand Lauriente (26’) dhe Davide Frattesi (41’) shënuan dy golat e tjerë për vendasit. Cyriel Dessers (62’, 83’) ishte autor i golave për mysafirët.
Sassuolo pas kësaj fitore ka 30 pikë dhe renditet në vendin e 13-të, kurse Cremonese është e parafundit (19) me 12 pikë.
FINALE | #SassuoloCremonese 3️⃣-2️⃣
Un Sassuolo da 3️⃣0️⃣ e lode ??#ForzaSasol ?? pic.twitter.com/jGGGC62u6Y
— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) March 6, 2023