Babëzia nuk ndalet/ Kullat ‘pushtojnë‘ edhe bregdetin e Gjirit të Lalzit, jepet leje për 14 kate – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babëzia nuk ndalet/ Kullat ‘pushtojnë‘ edhe bregdetin e Gjirit të Lalzit, jepet leje për 14 kate –

08:25 | 09/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës –

Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora –

U plagos një shtetas grek… –

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore –

Një kullë e lartë plot 14 kate do të jetë ndërtesa më e lartë në zonën e Gjirit të Lalzit, ku deri më tani qeveria ka dhënë vetëm leje për komplekse dhe fshatra turistikë, deri në 4 kate, ndërsa me këtë kurs, e gjithë zona pritet të shndërrohet në një Golem të dytë.

Duket se mania për të ndërtuar, në lartësi, ka prekur edhe zonat bregdetare, të cilat deri më tani kanë pasur ndërtime të ulta, hotele të ulta dhe të shtrira, teksa synimi pas kësaj nisme është betoni.

Ditët e fundit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur lejen e radhës, ku është miratuar me kusht leja e ndërtimit për objektin “kompleks, hoteleri 1, 3, 13, 14 kate mbi tokë, rezidencë dhe shërbime 1-3 kate mbi tokë, me tarraca të shfrytëzueshme dhe me mur rrethues”. Vendndodhja është në Bashkinë Durrës, dhe subjekti zhvillues është shoqëria “Bpi Blessed Property Invest”.

Kulla ne Gjirin e Lalzit

Leja e ndërtimit do të jepet vetëm pasi firma të plotësojë dokumentacionin tekniko-ligjor dhe pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë së Durrësit.

Vox News shfletoi dokumentet shoqëruese të kësaj leje, ku rezulton se parcela ndodhet në një zonë me karakter agrikulturor, are, me një sipërfaqe totale prej 7333 m².

“Brenda kësaj parcele nuk kemi asnjë strukturë ekzistuese. Në këtë truall parashikohet realizimi i një resorti me funksione hotelerie, apartamente dhe shërbime turistike, duke u bazuar në të dhënat dhe parametrat teknikë përkatës”, thuhet në dokument.

Vox News shfletoi edhe dokumente të tjera, nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku rezulton se pronar i firmës zhvilluese, “Bpi Blessed Property Invest”, është Erald Mata, një 36-vjeçar nga Dibra. Administrator i shoqërisë është Agim Isaku, po nga Dibra, ndërsa ajo që bie në sy është se firma në fjalë ka një kapital prej vetëm 100 mijë lekësh.

Natyrshëm lind pyetja se me çfarë parash do t’a ndërtojë këtë kompleks? Vox News ka mësuar se, Mata dhe Isaku kanë qenë pronar të bar-restorant “Ibiza” në zonën e Gjirit të Lalzit. Nëse do të shohim në QKB, rezulton se të dyja NIPT-et e këtij subjekti janë pezulluar dhe çregjistruar kohë më parë.

Vox News shfletoi dokumente të tjera të kësaj leje ndërtimi, ku rezulton se kulla që do të ndërtojnë do të jetë plot 14 kate, duke u bërë ndërtesa më e lartë në zonë e duke i dhënë fund idesë se ajo zonë është vetëm për fshatra turistikë dhe ndërtesa të ulta, por në harmoni me natyrën.

Duket se babëzia për të ndërtuar apo projektet që kanë paraqitur, apo ndërhyrjet, kanë sjellë që qeveria ti nënshtrohet këtyre personave. Por, me këto ritme, duket se e gjithë zona do të kthehet si Golemi, Mali i Robit, Qerreti apo edhe vetë Durrësi.

Në projekt duket kulla e madhe në fillim dhe më pas disa struktura ngjitur me njëra-tjetrën.

Të Lidhura

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës –

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës –

nga 27
18:24 | 31/05/2026
0

Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore po zhvillojnë në Vau të Dejës një stërvitje të përbashkët...

Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora –

Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora –

nga 27
17:10 | 31/05/2026
0

Partia Demokratike ka nxjerrë listën e kandidatëve fitues për Këshillin Kombëtar. Listës fituese nga votimi i Kuvendit Kombëtar do t’i...

U plagos një shtetas grek… –

U plagos një shtetas grek… –

nga 27
16:58 | 31/05/2026
0

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar lidhur me protestën e djeshme në Zvërnec, e cila u përfshi nga dhuna...

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore –

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore –

nga 27
16:40 | 31/05/2026
0

Muaji maj ka sjellë një tjetër rekord për kursin e këmbimit, me euron që prek nivelin më të ulët historik...

Para
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 9 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës –

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës –

18:24 | 31/05/2026
Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora –

Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora –

17:10 | 31/05/2026
U plagos një shtetas grek… –

U plagos një shtetas grek… –

16:58 | 31/05/2026
Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore –

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore –

16:40 | 31/05/2026
Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar

Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar

16:20 | 31/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës –
  • Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora –
  • U plagos një shtetas grek… –
  • Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore –
  • Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar
  • Aksident në rrugën Korçë-Bilisht/ Makina përplas për vdekje këmbësorin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës –
  • Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com