Babë e bir janë arrestuar në Himarë për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga janë vënë personat e identifikuar me iniciale A. Sh., 63 vjeç, banues në Vranisht, Himarë dhe Xh. Sh., 25 vjeç, banues në Vranisht, Himarë.
Gjatë kontrollit, në fshatin Vranisht, Himarë, në vendin e quajtur “Vilza”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.