Rreth 24 orë pas ndalimit nga policia e Kosovës, Albert Veliu i njohur ndryshe si “Babalja” duket i buzëqeshur në një foto krah avokatit të tij pas lirimit.
Albert Veliu u ndalua një ditë më parë në një kamp azilkërkuesish në Prishtinë, pas lëshimit të urdhërporosisë nga drejtësia shqiptare për arrestimin e tij, pasi ndaj “Babales” ka një masë arresti me burg për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
“Babalja” akuzohet se bashkë me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan përgjimin “Babalja 1”, ku në një audiopërgjim pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bënte pazare droge.