Babait tim minator… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babait tim minator…

23:57 | 13/06/2018
në Uncategorized
0

Nga Admirina Peçi

Kur isha e vogël, mbase 5 ose 6 vjeç, ti bëje çdo ditë 4-5 orë rrugë në këmbë për të shkuar në minierë. Mund të udhëtoje herët në mëngjes, ose edhe vonë në prag mesnate. Varet se ç’turn do të qëllonte. Ty të binte më mirë të qëndroje atje mes maleve e të vije pranë nesh një herë në javë. Por ne ishim të vegjël. Në shtëpi kishte vetëm bukë misri. Ne nuk e donim. Dhe ti e ruaje racionin tënd të bukës së grunjtë e na e sillje në shtëpi. Ndonjëherë edhe pak margarinë a konservë peshku… O Zot sa gëzoheshim! Si hidhnim valle rreth sobës me dru në mes të kuzhinës!!!.

Ne nuk e dinim që ti bëje pakt me vdekjen sa herë futeshe thellë në minierë, në barkun e atyre maleve me krom e vrapoje për kapur minutat për t’i shpëtuar eksplozivit që shpërthente, pasi ti kishe ndezur fitilat. Kandili i karbitit më vjen ndërmend si sot. Me atë aromën e fortë e ngjyrën karateristike. Por edhe dritën e fortë që lëshonte. Ajo dritë, mendoja atëherë ishte dritë shpëtimi. Përmes saj ti shihje në galeritë e errëta e mund të vrapoje më shpejt, për t’u shpëtuar masave të gurta që shembeshin sa herë plaste dinamiti…

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Herën e parë që ti bëre aksident në minierë unë nuk e mbaj mend. Të dytën pakëz mjergullt. Mbaj mend vetëm që ti nuk e sillje më atë copëzën e bukës së grunjtë në shtëpi. Mbaj mend edhe një rrëfim të frikshëm të gjyshes, që ju tregonte disa grave, të cilat mbanin në duar që u dridheshin, filxhanët e kafesë pa sheqer. Ajo ju shpjegonte se si ti kishe metur atje mbrenda në minierë për orë të tëra, pasi ishin shembur mijëra ton mineral. Zoti kishte krijuar për ty një zgavër atje, mes dy shkëmbinjve gjigandë, që pasi ishin rrëzuar, kishin zënë kokë më kokë. Ti shpëtove sërish. Edhe pse i gjymtuar…

Pastaj ndodhi ca vite më vonë një tjetër aksident. Një minë të kishte shpërthyer para fytyrës. Këtë aksident e kam përfytyruar përgjatë gjithë viteve të fëmijërisë time, sa herë shihja që të dilnin nga lëkura copëza kromi. Edhe sot trupi yt, që s’di të lodhet pastron vit pas viti copëza mineralesh që kanë mbetur në mish nga ai aksident…

Ti e vijove punën në minierë. Ne ishim katë fëmijë për t’u ushqyer. Ti nuk u dorëzove, deri ditën që regjimi ra, e procesi i çmendur i demokraturës ju dha goditjen e fundit ty dhe gjithë minatorëve, nxjerrjen në asistencë, më tej pensione të parakohshme që mjaftonin vetëm për një thes miell në muaj.

Kur ti ishe fëmijë, në shkollë, të gjithë habiteshin me aftësitë e pazakontë që kishe në matematikë e në shkencat e tjera. Gjatë gjithë viteve të shkollës time, nuk reshtën kurrë mësuesit të ma kujtonin se babai im kishte qenë një gjeni. Por, regjimi nuk desh që ti të shkolloheshe. Rruga e vetme që të lanë të lirë ishte puna në minierë, ose në kooperativë. Ti zgjodhe minierën.

Dhe sot, pesioni yt qesharak, 13 000 lekë nuk të mjafton as të marrësh ilaçet çdo muaj. Ende nuk ta kanë dhënë statusin e minatorit, edhe pse janë të njëjtët drejtues qeverish a trashëgimtarë të tyre, të cilët, të detyruan të punoje në minierë. As statusin e minatorit nuk e meriton pas gjithë atyre viteve munduese në galeritë ku takoje vdekjen çdo ditë???

Etiketa: Admirina Peçibabibuke gruribuke misriminatorminierestatus

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rritja e “bujshme”, një kafe dhe dy shishe ujë më shumë për pensionistët

Rritja e "bujshme", një kafe dhe dy shishe ujë më shumë për pensionistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve –

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve –

14:22 | 11/01/2026
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:16 | 11/01/2026
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje –

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje –

13:42 | 11/01/2026
Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s –

Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s –

13:20 | 11/01/2026
Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali me 6 vjet e gjysmë burg për trafik droge –

Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali me 6 vjet e gjysmë burg për trafik droge –

13:10 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve –
  • Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra
  • Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje –
  • Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s –
  • Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali me 6 vjet e gjysmë burg për trafik droge –
  • Kapet autori, zbardhet seria e vjedhjeve të banesave në Korçë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve –
  • Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com