Fitorja e Majlinda Kelmendit ka gëzuar në mënyrë të veçantë familjen e saj në Pejë. Në një intervistë për Tv Dukagjinin, babi i xhudistes shpreh emocionet që i dhuroi kjo fitore. Ai ka theksuar se në historinë e Kosovës është shkruar një fitore e madhe dhe populli shqiptar nuk do ta harrojë.
“Besoj se jo vetëm ne si familje, por i gjithë kombi shqiptar jemi kënaqur me ndeshjet e saj dhe mburremi me të se në historinë e Kosovës është shkruar një fitore e madhe dhe populli shqiptar nuk do ta harrojë. Që kur ka humbur në Londër para katër vitesh nuk kam parë asnjë ndeshje të saj. Sot kam qenë në lëvizje sa andej-këndej dhe nuk i pashë ndeshjet e tjera. E vetmja që ndoqa i qetë ishte finalja. Jemi të gjithë të kënaqur, jo vetëm populli shqiptar është gëzuar por edhe shokë boshnjakë, malazezë, maqedonas, jam i bindur se do të më urojnë. Sepse populli shqiptar nuk ka vetëm armiq”, theksoi ai.
https://youtu.be/UIRxbO04puY?t=12