Policia ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur në Tiranë.
Blutë kanë bërë të mundur arrestimin e 27-vjeçarit me inicialet R.K, i cili do të akuzohet për dhunë në familje. Vajza e mitur ndodhet në spital duke marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Njoftimi:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.