Baba Taku dhe Lisimaku… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Baba Taku dhe Lisimaku…

06:53 | 13/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0
Deputeti i LSI, Spartak Braho, duke hyre gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes maxhorances dhe opozites ne lidhje me Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmaker, Spartak Braho during a parliamentary session.

Nga Agim Xhafka

Vdiq dhe Lisimaku. Nuk i mbushi dot 50 vjeç. Iku, e rrëmbeu COVID-i. Është fqinji im. Punoi gjithë jetën hidraulik. Dilte nga shtëpia herët në mëngjes dhe kthehej, kur errej. Një sup i rrinte varur më poshtë se tjetri. Nga çanta e rëndë e veglave. Shihja sot foton e Makut të qeshur te shpallja e vdekjes e këmbët më çuan te apartamenti i fqinjit. Të ngushëlloj Norën, gruan e tij. Ngeli vetëm me dy djem të rritur, studentë në universitet. Nuk e mora dhe gruan me vete, se e dija që në këto ditë të flamës nuk do ishte dakord. Bëji një sms, do më thoshte.

Sa hyra tek shtëpia e tij, pashë plot burra të pallatit. Ishin bërë “trima”, se Lisimaku ishte i gjendur për të gjithë ne. E muhabeti në kësoll vërtitet rreth xhenazes.

Read more

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

– Si ndodhi?,- pyetëm çunin e madh.

– Kishte ditë me temperaturë. U lidh me mjekun e familjes. I dha paracetamol e kaq. Më pas temperatura po rritej. Dyshuam për COVID. Kërkuam të bëhej tamponi. “Do vijmë”,- na thanë, e hiç. Mora taksi dhe e çova te spitali. “Nuk e pranojmë pa tampon”,- na thanë. Pastaj na u gjend Njaziu, një shofer ambulance. Fute te makina ime se si spital është. Sa po e rehatonim atje, Njaziu na pyeti: “Ka librezë shëndetësore, i ka paguar sigurimet?”. Ia tregova e më tha “ok”. Pastaj nuk dimë më. Na larguan e s’po merrnim vesh asgjë. Deri sa në darkë na njoftoi shofer Njaziu: “Eja merreni, se babai ju la”.

Djali qante e nuk pushonte.

– Fat i keq që babai quhej Lisimak,- tha Bedriu, fqinji i katit të tretë.

– Hë?,- pyeti çuni me çudi.

– Nëse do quhej Spartak ose Baba Tak, do e kishim mes nesh,- po fliste Bedriu.

Njerëzia e kuptuan satirën e tij. Dhe u kujtuan se ato para që Lisimaku paguante për sigurime shëndetësore Rama ua shpërndante miqve të vet. I dhimbte për shembull një thele e bythës Baba Takut, tak miliona nga thesi i parave të njerëzve të thjeshtë. Ose deputeti Fino ia mbathte për kurim në Itali, ama me lekët që paguanin Lisimaku me shokët e tij. Dhe kthehej i shëruar e me puro në buzë, si derr i kënaqur.

Biseda ngeli te Baba Taku dhe te shpërdorimet që kjo qeveri bën me buxhetin e shtetit. Ju dukej grabitje sjellja e Ramës si babagjysh i vitit të ri. Falte jo nga të vetat, por nga djersa e Lisimakut.

– Te helikopteri i Ramës që shkoi në Vermosh u gjetën 2.000 tamponë,- tha Golja, baxhanaku i të ndjerit.

– Vërtet?,- shqyem ne sytë.

– Po, po. Me karburantin që harxhoi mund të bliheshin plot 2.000 tamponë.

Po zienim nga mërzia dhe mëria. Kur na solli në vete zilja e derës. Ajo ishte hapur, por te dera ishin tre njerëz me bluza të bardha.

– Këtu banon Lisimaku?,- pyetën.

– Po,- tha i biri – Urdhëroni!

Pandehu se kishin ardhur për ngushëllim.

– Mund t’i thoni të dalë pak. Kemi punë ca minuta me të.

– Cili të dalë?,- shqeu sytë i biri.

– Lisimaku pra. Erdhëm t’i bëjmë tamponin.

U ngrita vrik dhe i rrëmbeva nga krahët. I zbrita nëpër shkallë se pashë që fytyra e djalit ishte bërë kuq. Do i rrokulliste nëpër kate e nuk do dihej fati i tyre.

Lisimaku na la. Baba Taku vjen e ikën në parlament me një çantë të zezë si kasafortë intrigash… Lisimak të qoftë dheu i lehtë!

Etiketa: Agim XhafkaBaba TakuBaba Taku dhe Lisimaku...fqinjihidrauliktamponë

Të Lidhura

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

nga 27
08:00 | 16/05/2026
0

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European...

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

nga 27
07:48 | 16/05/2026
0

Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë organizoi simpoziumin me temë “Së Bashku për Familjen: Dialog Ndërfetar dhe Institucional”, në kuadër të Ditës...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

nga 27
07:36 | 16/05/2026
0

DashiImpulsiviteti juaj vazhdon të jetë pika më e ndjeshme dhe shpesh ju shtyn të reagoni menjëherë pa menduar gjatë. Edhe...

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

nga 27
07:32 | 16/05/2026
0

Të shtunën moti parashikohet i paqëndrueshëm me vranësira në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, Shiu...

Para
Conte mesazh fëmijëve: Babagjyshi nuk do të mungojë, ai udhëton me maskë dhe leje udhëtimi

Conte mesazh fëmijëve: Babagjyshi nuk do të mungojë, ai udhëton me maskë dhe leje udhëtimi

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026
Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

07:48 | 16/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

07:36 | 16/05/2026
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

07:32 | 16/05/2026
Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –
  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com