Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se Avokati i ri i Popullit duhet të jetë një person me integritet dhe jo një pinjoll i diktaturës. Edhe pse pak e papritur ai ka nxjerrë dhe një emër nga lista e kandidatëve që sipas tij i përmbush kushtet. Ai shkruan se Basha dhe pasuesit e tij të pakët nuk kanë tagër për ta caktuar atë dhe se deputetët e PD s’kanë arsye të bëhen pis për asgjë.
“Avokati i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktaturës! Basha dhe pasuesit e tij të paket nuk kanë tagër për ta caktuar atë. Deputetët e PD s’kanë arsye të bëhen pis për asgjë. Dorian Gjonmarkaj i mirë shkolluar në perëndim dhe familje historike i përmbush kushtet”, deklaron Gjekmarkaj. Ndërsa u shpreh se opozita duhet të kujdeset që kjo garë të mos përfshihet nga burokracitë.