Një avion ushtarak është aksidentuar ditën e sotme, duke shkaktuar 9 të vdekur. Aeroplani i përkiste Gardës Kombëtare të Ajrit të Porto Rikos dhe ishte në një fluturim stërvitor, tha Garda Kombëtare.
Mësohet se viktimat ishin 5 anëtarë të ekuipazhit dhe katër pasagjerë të tjerë.
Ushtria po heton se si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Aeroplani ishte i mbushur me ngarkesë dhe po fluturonte nga Gjeorgjia në Tucson të Arizonës.