Një tjetër objekt i dyshimtë i paidentifikuar është rrëzuar mbi hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut, ka konfirmuar presidenti kanadez Justin Trudeau. Sipas tij, objekti i fundit “shkel hapësirën ajrore kanadeze” dhe është rrëzuar mbi Yukon në veriperëndim të Kanadasë, raportojnë mediat e huaja.
Trudeau thotë se ai dha urdhrin dhe se ai foli me Joe Biden. “Forcat kanadeze tani do të rimarrin dhe analizojnë rrënojat e objektit”, shkroi ai. Ai falënderoi Komandën e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD), e cila tha se kishte monitoruar “një objekt ajror në lartësi të madhe” mbi Kanadanë veriore.
Shfaqja e objektit mbi Amerikën e Veriut vjen vetëm disa ditë pasi një balonë e dyshuar spiune kineze u rrëzua pasi shkeli hapësirën ajrore amerikane dhe kanadeze. Të premten një tjetër objekt u rrëzua mbi Alaskë me urdhër të presidentit amerikan Joe Biden.