Shtatë automjete janë përfshirë në dy aksidente në autostradën Tiranë-Durrës ku fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz.
Policia bën të ditur se shkak i aksidenteve ka qënë mosmbajtja e distancës së sigurisë midis automjeteve ndërsa agjentët verifikues të qarkullimit rrugor po hetojnë të dyja ngjarjet.