Pak orë më parë, zyra e kryeprokurores në detyrë Arta Marku ka deklaruar se do të hapë një hetim për anëtarin e KLP Bujar Sheshi për falsifikim të formularëve të deklarimit, por edhe për Autoritetin e Dosjeve për vonesën e përgjigjes; nëse ky i fundit ka qenë ndonjëherë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Vetëm një orë pasi këtij prononcimi të Prokurorisë së Përgjithshme, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka dalë me një deklaratë të gjatë që konfirmon, se Bujar Sheshi ka qenë bashkëpunëtor që në moshën 18-vjeçare dhe jep edhe arsyet se përse u vonua për dhënien e këtij fakti organit qendror të akuzës si pasojë e burimeve të pakta njerëzore, por edhe ngaqë nuk ka sistem të automatizuar kërkimi. Autoriteti shpjegon se kanë qenë të detyruar që të bëjnë riverifikim të Bujar Sheshit në Drejtorinë e Gjendjes Civile, meqenëse ka pasur mospërputhje gjeneralitetesh dhe se ka nisur hetim të thelluar administrative në arkivë.