Austria mendon se vetëm Gjermania mund ta ndalojë fluksin e regjugjatëve.
Kjo u pohua nga ana e kancelarit austriak, Werner Faymann.
Sipas tij, Berlini duhet të caktojë një kuotë te refugjatëve që do të pranojë në Gjermani.
“Gjermania duhet ta përcaktojë qartë numrin e refugjatëve nga Siria dhe zonat përreth Turqisë, që është e gatshme të akomodojë.
Po të ndiqte shembullin e Austrisë me vendosjen e një limiti, atëherë mund të merrte 400 mijë vetë.
Por, për sa kohë ajo nuk e thotë qartë sa mund të pranojë, atëherë po ju them se çfarë do të ndodhë: refugjatët do të vazhdojnë të besojnë se do t’iu lejohet kalimi”, tha Faymann.
Problemi i refugjatëve ka tronditur nga themelet Bashkimin europian.
Vetëm këtë vit parashikohet që në Europë të vijnë edhe një milion refugjatë të tjerë.