Kickboxer-i shqiptar, Florian Marku, ka mposhtur boshnjakun Dzevad Mutfic në Linz të Austrisë.
Sekondat e para ishin të vështira për shqiptarin, i cili u gjend në vështirësi pas një kapje të kundërshtarit, i cili pretendoi edhe për një dorëzim të Markut.
Pas pamjeve filmike, gjyqtari vendosi vazhdimin e ndeshjes. Marku reagoi menjëherë duke i lëshuar një goditje të fortë në fytyrë kundërshtarit, i cili përfundoi i gjakosur.
Më pas, nuk vonoi edhe dorëzimi i tij, duke i dhënë fitoren e radhës Markut, i cili ka bërë krenar me mijëra mbështetës që e ndoqën në Linz të Austrisë, por jo vetëm.
mmhttp://top-channel.tv/2018/02/10/florian-marku-masakron-boshnjakun-merr-tjeter-fitore/#g